Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga AKI-ja, Isen Shabani, ka falënderuar gjatë një takimi me banorët e Sanakosi, duke i dhënë mbështetje të madhe për fitoren e 11 janarit.

“Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin,” shkroi Shabani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në përgatitje për zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh se vetëm duke punuar bashkë dhe duke u angazhuar për qytetarët, mund të arrihet fitorja e madhe më 11 janar, kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të komunës së Vrapçishtit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume