Një 53-vjeçar nga Gostivari ka rënë pre e një mashtrimi online dhe ka humbur 34.785 denarë, raporton Tetovasot.

Ai kishte publikuar një shpallje për shitjen e librave në një platformë online, kur u kontaktua nga një person që u prezantua si blerës nga Greqia. Pas klikimit të një linku dhe futjes së të dhënave të kartës bankare, nga llogaria e tij u tërhoqën paratë.

Policia po punon për identifikimin e autorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume