Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong un feston sot ditëlindjen.

Askush s’e di se sa vjet i ka mbushur ende. Disa thonë se feston ditëlindjen e 44-të, disa të 43-të e disa me hamendje të 42-të.

Data e saktë e lindjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut nuk dihej për një kohë të gjatë, por u zbulua atje në vitin 2014 kur mediat lokale raportuan se ish-basketbollisti Dennis Rodman kishte vizituar Phenianin për ditëlindjen e Kim-it.

Mediat e Koresë së Veriut nuk raportuan për ditëlindjen e Kimit këtë vit, duke u përqendruar në kongresin e madh.

Kim është fotografuar së fundmi disa herë në publik me vajzën e tij, Ju Ae, e cila përflitet gjerësisht se është trashëgimtarja e tij./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume