Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka hedhur poshtë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë për marrjen e kontrollit të ishullit arktik.

Duke folur gjatë një konferencë, Meloni theksoi se një skenar i tillë nuk do të mbështetej prej saj, nëse do të realizohej nga administrata amerikane e drejtuar nga Donald Trump. Ajo nënvizoi se një veprim i tillë nuk do t’i shërbente interesave të askujt.

Sipas saj, ideja e një ndërhyrjeje ushtarake është përjashtuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ashtu edhe nga vetë presidenti Trump. Gazeta italiane La Stampa raporton se Meloni e sheh qëndrimin e Uashingtonit më tepër si një sinjal politik mbi rëndësinë strategjike të rajonit.

“Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t’i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë në të cilën veprojnë shumë aktorë të huaj dhe besoj se mesazhi nga SHBA-të është se nuk do të pranojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të huaj.”, theksoi ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume