Mirëdita edhe nga unë. Do të doja të lidhem me atë që e tha edhe kryetari i komunës dhe zëvendësministri në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ky është kopshti i katërt që nga fillimi i vitit, ndërsa edhe shumë kopshte të tjera që kanë filluar nga fundi i vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, në periudhën në vijim po përfundojnë dhe do të vihen në funksion.

Shumë nga problemet që në të kaluarën i shoqëronin këto projekte janë eliminuar; është forcuar dinamika e realizimit dhe ndërtimit të vetë objekteve, por njëkohësisht është intensifikuar edhe pranimi i kuadrit të ri, kuadër i licencuar, diçka që në të kaluarën ishte e bllokuar.

Kështu që mund të them se prioriteti ynë si Qeveri është politika pro-familjare, kujdesi për më të dashurit, për më të rinjtë, dhe kjo do të vazhdojë edhe në periudhën që vjen, sepse e ardhmja u përket të rinjve, ndërsa ne jemi ata që duhet ta bëjmë atë të ardhme më perspective dhe në këtë mënyrë, mendoj se u lehtësohet funksionimi një numri të madh çifteve bashkëshortore dhe njëkohësisht ata inkurajohen të vendosin për një fëmijë më shumë, natyrisht për një të porsalindur më shumë, që këto objekte të jenë sa më të mbushura.


Dhe nga ajo që në një bisedë joformale e zhvilluam para se të fillonim me hapjen e kopshtit, me kryetarin e komunës dhe me njerëzit këtu nga Gjevgjelia, është se me këtë objekt tashmë nuk do të kemi listë pritjeje këtu në Gjevgjeli, ose ajo listë do të jetë shumë e vogël.

Kështu që, unë uroj kryetarin e komunës, ministrin dhe zëvendësministrin në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, deputeten, këshilltarët, administratën e Komunës së Gjevgjelisë që e mbështesin punën e kryetarit të komunës dhe u dëshiroj edhe shumë projekte të tilla të bukura, me të cilat do të shtojmë cilësi në jetën e qytetarëve të Gjevgjelisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com