Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikend) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit janë gjetur të vdekur dy persona.

Siç raporton Tetovasot, bëhet fjalë për T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume