Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në posedim.

Sipas Policisw, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe garantimin e sigurisë publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume