“Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik.
Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror” ka shkruar Ali Ahmeti pas takimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume