Një veturë është përplasur me një kamion në hyrje të Shkupit dhe, si pasojë e përplasjes, të dy mjetet janë përfshirë nga zjarri.
Lajmi raportohet nga Tetovasit, të cilët kanë publikuar edhe pamje të rënda nga vendngjarja.
Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit dhe as për gjendjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Do t’ju informojmë me të dhëna të reja sapo të ketë njoftim zyrtar nga institucionet kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume