Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar atë si gjithmonë një kënaqësi dhe një mundësi për dialog të hapur.

Në fokus të bisedës ishin sfidat aktuale politike, rruga evropiane e rajonit si dhe përgjegjësia institucionale ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë. Ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e vizionit të përbashkët, unitetit dhe qëndrueshmërisë për të ecur përpara me dinjitet dhe vendosmëri.

Takimi vlerësohet si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm mes përfaqësuesve politikë dhe diplomatikë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të shqiptarëve në rajon./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume