CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në vend, Durim Bami, pritet të ekstradohet sot, 26 shkurt, nga Dubai në Shqipëri.

47 vjeçari është person i njohur për drejtësinë shqiptare dhe akuzohet në disa dosje të rënda penale.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume