Kabineti i sigurisë i Izraelit, i drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojë përgatitjet për një sulm të mundshëm të ri ndaj Iranit.

Lajmi është raportuar nga transmetuesi publik izraelit KAN, sipas të cilit forcat ushtarake janë vendosur në gjendje gatishmërie maksimale, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Vendimi vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë hyrë në një fazë të re pas sulmeve të 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli goditën territorin e Republikës Ikslamike, duke eliminuar një pjesë të drejtuesve të lartë të vendit.

Teherani iu përgjigj sulmeve duke goditur Izraelin, bazat amerikane në Gjirin Persik dhe vendet ku ato janë të vendosura, ndërsa bllokoi edhe Ngushticën strategjike të Hormuzit. Pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit me 14 pika, të nënshkruar mes Iranit dhe SHBA-së në qershor, situata vijon të mbetet e paqëndrueshme. Armëpushimi është shkelur disa herë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë praktikisht e bllokuar, duke shtuar shqetësimet për sigurinë dhe furnizimin ndërkombëtar me naftë.

Në të njëjtën kohë, në Uashington po shqyrtohet mundësia e rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta me Iranin. Sipas Wall Street Journal, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po vlerëson mundësinë e një takimi ballë për ballë me Mohsen Rezaei, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Sipas burimeve amerikane dhe të Lindjes së Mesme të cituara nga gazeta, presidenti Donald Trump u ka komunikuar bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe partnerëve të huaj se është në favor të rifillimit të bisedimeve mes Vance dhe Teheranit, duke i dhënë atij autorizimin për të negociuar, edhe pse ndërkohë pretendon se SHBA, praktikisht, këtë luftë e ka fituar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume