Ka nisur nisur seanca e fundit e deklarimeve përmbyllëse në Gjykatën Speciale për rastin ndaj katërshes së UÇK-së.

Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli gjenden në sallë.

Trupi gjykues në nisje të seancës tha se pas pushimit të drekës të deklarohen të katër të akuzuarit dhe e gjithë seanca të mbyllet pasdite.

Ish krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të thonë fjalët e tyre përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë nga 20 minuta kohë secili për deklarime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume