Janë mësuar 16 ekipet që kanë siguruar kualifikimin për raundin e 16-të të Ligës s Kampionëve, faza ku nis vërtet lufta për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian për klube.
Nga faza e vetme e grupeve, kualifikimin e drejtpërdrejtë e kanë siguruar tetë skuadra të mëdha evropiane:

Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting CP dhe Manchester City. Këto skuadra treguan stabilitet dhe cilësi gjatë fazës së grupeve, duke shmangur rrezikun e play-off-it.

Ndërkohë, tetë ekipe të tjera e siguruan biletën për në raundin e 16-të përmes fazës play-off, pas përballjeve të forta dhe dramatike. Këto janë: Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Bodo/Glimt, Newcastle, Atalanta, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Galatasaray.

Vëmendja tani është e gjitha te shorti i raundit të 16-të, i cili do të zhvillohet të premten, në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon. Shorti do të përcaktojë jo vetëm çiftet e kësaj faze, por edhe rrugëtimin e mundshëm të skuadrave drejt çerekfinaleve dhe më tej, duke rritur pritshmëritë për përballje spektakolare mes gjigantëve të futbollit evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume