Reperi i njohur Ledri Vula do t’i bashkohet marshit “Liria ka emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimeve publike, ku bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në këtë organizim me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Marshi do të zhvillohet më 17 shkurt, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij marshimi, duke theksuar mesazhin kryesor: “Drejtësi, jo politikë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume