Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se sipas informacioneve që disponon, lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei, është gjallë.

Duke folur nga Teherani për NBC News, Araghchi tha se pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dy komandantë iranianë kanë humbur jetën.

Megjithatë, ai theksoi se zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë mbijetuar, përfshirë kreun e gjyqësorit dhe kryetarin e parlamentit.

“Të gjithë zyrtarët e lartë janë gjallë. Pra, të gjithë janë tani në pozicionin e tyre dhe ne po e trajtojmë këtë situatë dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Araghchi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume