Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur se kush e nxiti ndarjen me Arben Fetain dhe funksionarë tjerë të ASH-së, tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por është bashkim.

“Ju e dini që strukturën e ASH-së në VLEN le që nuk largohen njerëzit por bashkohen edhe anëtar të ASH-së që përkohësisht ishin në struktura tjera. Ju keni fakte edhe me fotografi edhe me video që sot ASH është aq e hapur dhe aq potente që anëtarët e ASH-së që kanë qenë jashtë strukturave të VLEN-it sot bëhen pjesë e ASH-së, për këtë shkak flasim për bashkim dhe jo ndarje”, deklaroi Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume