Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, sofrën e iftarit për besimtarët me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në këtë organizim ishin të ftuar edhe figura politike nga rajoni dhe vendi e siç duket, bëri bashkë Ali Ahmetin, Fatmir Limanin dhe Arben Taravarin.

Taravari falënderoi Ramën për ftesën dhe mikpritjen që siç tha “Faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Bujar Osmani, që siç tha, pjesë e iftarit në Tiranë ishin me ftesë të kryeministrit Rama, ndërkohë bëri të ditur se pati edhe një bisedë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Kjo mbrëmje e veçantë përcolli mesazhe paqeje, mirëkuptimi dhe solidariteti, duke forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve dhe duke reflektuar vlerat universale që mbart muaji i Ramazanit.

Le të na shërbejë ky muaj si kohë reflektimi, afrimi dhe humanizmi për të gjithë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, tha Osmani.

Screenshot
Screenshot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume