Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës ka përmbyllur punimet vjetore duke miratuar planin e 15-të pesëvjeçar për periudhën 2026-2030 dhe duke vendosur një objektiv ekonomik prej 4.5 deri në 5 për qind rritje, niveli më i ulët në gati tre dekada, përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19.

Rreth 3 mijë delegatë në Pekin miratuan gjithashtu objektiva për inflacionin, deficitin buxhetor dhe papunësinë urbane.

Autoritetet kineze synojnë që deri në vitin 2035 vendi të arrijë statusin e një ekonomie mesatarisht të zhvilluar, me të ardhura rreth 20 mijë dollarë.

Plani i ri parashikon rritje të mbështetjes shtetërore për sektorë strategjikë si inteligjenca artificiale, hapësira ajrore, biomedicina, gjysmëpërçuesit, si dhe teknologjitë e së ardhmes si 6G dhe kompjuterët kuantikë.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar masa të reja kundër korrupsionit, përfshirë një ligj të ri për luftimin e korrupsionit ndërkufitar, në kuadër të fushatës së gjatë të presidentit Xi Jinping kundër abuzimeve në administratë, ushtri dhe sektorin privat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume