Donald Trump ka deklaruar se SHBA është pranë arritjes së objektivave në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar tërheqje të mundshme ushtarake.

“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona…”, shkroi ai, duke shtuar se po shqyrtohet përfundimi i operacioneve që lidhen me Iranin.

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump theksoi se përgjegjësia duhet t’u takojë vendeve që e përdorin atë.

Ai nënvizoi se SHBA nuk synon përfshirje direkte, por la hapur mundësinë e ndihmës.

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë… por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme”, tha ai, duke përmendur kërcënimin nga Irani, siç e citoi BBC.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume