Gjatë vizitës së tij në qytetin Kiryat Shmona në Izraelin verior, i cili shpesh është shënjestër e sulmeve me raketa të Hezbollah, Presidenti izraelit Isaac Herzog u detyrua të fshihej në një strehimore.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas fjalimit të tij, ku Herzog theksoi se Izraeli nuk mund të kthehet në armëpushimin e vitit të kaluar dhe duhet të sigurojë “thellësi strategjike brenda Libanit”.

Pamjet e publikuara nga Al Jazeera tregojnë momentin kur raketa bie pranë vendit të vizitës dhe njerëzit vrapojnë për t’u fshehur, përfshirë presidentin, rojet e tij dhe gazetarët, të cilët më pas u strehuan brenda strehës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume