Një ngjarje e rëndë është raportuar pak çaste më parë në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt i një objekti banimi.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për rastin.

Sipas informacioneve jozyrtare, vajza është e lindur në vitin 2006. Ajo është transportuar me urgjencë drejt klinikave në Shkup për trajtim mjekësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume