Zhang Xiaogang, zëdhënësi i delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Policisë së Armatosur pjesëmarrës në sesionin e katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, dha të martën një intervistë për median, ku foli lidhur me shpenzimet e mbrojtjes kombëtare të Kinës për këtë vit.

Zhang u shpreh që vitet e fundit, për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vendit dhe për të promovuar reformën ushtarake, qeveria kineze ka ruajtur rritjen e qëndrueshme të shpenzimeve të mbrojtjes, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror, për të arritur forcimin e përbashkët të fuqisë mbrojtëse dhe asaj ekonomike.

Sipas tij, në vitin 2026 shpenzimet për mbrojtjen kombëtare të Kinës do të jenë 1.94 trilionë juanë, duke u rritur 6.9% në krahasim me vitin 2025.

Shpenzimet e rritura do të përdoren kryesisht në katër aspekte: promovimi i zhvillimit të përbashkët të mekanizimit, informatizimit e inteligjencës të mbrojtes kombëtare, përmirësimi i sistemit të operacioneve të përbashkëta dhe ngritja e nivelit të forcave luftarake tradicionale, përshpejtimi i zhvillimit të armatimeve e pajisjeve të përparuara dhe i ndërtimit të logjistikës moderne, si edhe përgatitja e talenteve ushtarake.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume