Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në dhjetë qytete të Serbisë, sipas mediave serbe dhe vëzhguesve, janë karakterizuar nga tensione të larta, përplasje fizike dhe një kontroll i fortë i votuesve. Në Bor ka pasur përleshje, ndërsa në Bajina Bashta është shënuar një incident serioz. Vëzhgues dhe aktivistë të akredituar të zgjedhjeve u rrahën dhe u kërcënuan jashtë qendrave të votimit. Sipas dëshmitarëve grupe individësh, të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe partinë e tij, SNS, vepronin rreth qendrave të votimit, duke krijuar frikë dhe duke penguar mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Janë raportuar edhe sulme ndaj studentëve, ndërsa në disa vende është vërejtur prania e grupeve të aktivistëve të partisë në pushtet dhe forca të shtuara policore. Zgjedhjet i vëzhguan nga një numër rekord vëzhguesish vendas dhe të huaj, ndërsa në proces zgjedhor marrin pjesë edhe lista studentësh, grupe qytetare, parti opozitare dhe parti në pushtet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume