Më datë 03/04.04.2026, është kryer kontroll aksion në një objekt hotelerik në fshatin Debresh të Gostivarit. Gjatë kontrollit është ndaluar Xh.S. (43), shtetase e Shqipërisë, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

Në të njëjtën kohë, në Tetovë është kryer kontroll në tre objekte pranë një shkolle të mesme, ku janë konstatuar shkelje të Ligjit për pirjen e duhanit. Tek një i mitur nga fshati Çiflik është gjetur një shufër metalike, e cila është konfiskuar, ndërsa me të, në prani të prindit, është zhvilluar bisedë zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume