Alarme për bomba të vendosura në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup mbërritën sot në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Policia njoftoi menjëherë mori masa sigurie dhe filloi kontrollet në terren.

“Në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuae një mesazh me një kërcënim se pajisje shpërthyese janë vendosur në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup. Zyrtarët e policisë po marrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, njoftoi MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume