Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh domethënës në kuadër të Samitit të Diasporës, duke theksuar rëndësinë e unitetit të shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Shqiptaria bëhet bashkë. Samiti i Diasporës është një rikthim te rrënjët, një lidhje që vetëm forcohet, një vizion që ndërtohet bashkë, pavarësisht kufijve. Sepse kudo që jemi, mbetemi një”, ka shkruar Meidani.

Ai e ka shoqëruar këtë mesazh edhe me thirrjen bashkë dhe më të fortë se kurrë, duke nënvizuar rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve kombëtare dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume