Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se drejtori i këtij institucioni, Stojançe Angellov ishte në aerodromin sportiv pranë Shtipit, ku u takua me Rade Ivanovskin, pronar i kompanisë “Rimin Air”, pilot i pensionuar nga fluturimet komerciale dhe instruktor, përcjell TV21. Sipas njoftimit, janë diskutuar mundësitë për trajnim bazik të “air traktoreve”.

“Angelov gjithashtu takoi tre kandidatë të mundshëm për pilotë të “air traktoreve”, të cilët kanë mbi 300 orë fluturim sportiv. Ai realizoi edhe një fluturim vëzhgues me një nga kandidatët mbi rajonin e Shtipit. Aktualisht, DMSH ka pesë pilotë për “air traktorë”, një aeroplan është servisuar dhe funksional në aerodrom, ndërsa dy të tjerët janë në servis dhe pritet të jenë gati në prill, maksimumi deri në maj, për të pritur më të përgatitur sezonin e flakëve në hapësira të hapura”, thonë nga DMSH.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume