“Ky rast na dëshmon neve se gjuha shqipe nuk është zyrtare. Po çfarë thotë atëherë amendamenti 5 i Kushtetutës? Thotë njëzet përqindëshi.

Po kush është njëzet përqindëshi? Po nënkuptohet se është gjuha shqipe… Nuk theksohet se gjuha shqipe, por thuhet njëzet përqindëshi i banorëve të cilët jetojnë.

Po kush jeton, kush janë ata? Nënkuptohet. Një gjë është çfarë është njëzet përqindëshi dhe gjë tjetër të thuhet se gjuha shqipe nuk është zyrtare”, deklaroi Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume