Me sa duket, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.

Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju.

“Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për ta hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron – 48 orë para se ferri të bie mbi ta”, shkroi Trump në Truth Social.

Ndërsa sa i përket rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran, Trump ka deklaruar se nuk do të ndikojë në negociata.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume