Kryeministri spanjoll kritikon ShBA-në: S’mund të duartrokas ata që i vënë flakën botës, veç pse vijnë me një kove ujë për ta shuar
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e përshëndeti njoftimin për një armëpushim dyjavor mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit të mërkurën, por kritikoi administratën në Washington — pa e përmendur drejtpërdrejt — për nisjen e armiqësive.
“Qeveria spanjolle nuk do të duartrokasë ata që i vënë flakën botës vetëm sepse më pas vijnë me një kovë (për ta shuar),” shkroi Sánchez në llogarinë e tij në X.
Sánchez tha se armëpushimet janë gjithmonë një lajm i mirëpritur, por shtoi se “lehtësimi i përkohshëm nuk duhet të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura”, duke bërë thirrje që të mbizotërojnë “diplomacia, e drejta ndërkombëtare dhe PAQJA”.
Sanchez është shfaqur si një nga liderët perëndimorë më të zëshëm në kritikën e asaj që ai e quan një luftë të paligjshme dhe të pamatur.
Ai ka mbyllur hapësirën ajrore të Spanjës për avionët amerikanë të përfshirë në sulme dhe u ka ndaluar atyre përdorimin e bazave ushtarake të përbashkëta në jug të Spanjës.
/Reporteri.net/