Skënder MULLIQI
Në Kosovë kemi pasur shumë palë të zgjedhjeve.Dhe, nuk kemi pasur deri me tani asnjë parti që ka ofruar një program për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar, si fenomenet më të demshme në shoqëri.Krejtë pas luftën shumë organizata ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare folën për korrupcionin në vendin tonë.Kush janë ata të cilët duhet të parët të luftojnë korrupcionin?Këta janë njerëzit e politikës.Dhe për të qenë qudia edhe më e madhe,pikërishtë këta nuk e zbardhen korrupcionin .Ata mbulojnë përfshirjën e tyre në korrupcion me retorikë bajate patriotike , duke i fajësuar të tjerët .Për të hartuar program kunder korrupcionit dhe krimit , se pari partitë politike duhet të fillojnë spastrime të mëdha në radhët e tyre Këtë nuk e bën kurrë deri sot.Dhe, është logjike që roli i tyre si “shenjtorë “ që shpëtojnë popullin është minuar.Korrupcioni dhe krimi ndikuan shumë në mos zhvillimin tonë të përgjithshem dhe jetën e dobët të shumicës.Antivlerat e prodhuara nga njerëzit e politikës pamundësuan për të arritur një punë normale dhe një jetë normale me cilësi të vërteta.Shumë çka normale , u kthye në jo normale.Korrupcioni fillon më diqka të vogël dhe përfundon më shkallën e lartë të tij.Fajin për rritjen enorme të korrupcionit në Kosovë, nuk e kan vetëm ata që “marrin” , por edhe ata që “japin”.Por qe sigurishte së gjendja e keqe i detyron njerëzit të blejnë pak të mira për veten e tyre me çdo qmim.Partitë politike kan mundësi të luftojnë çdo dukuri negative në shoqëri, por qe nuk e bën në mënyrën e duhur, sepse atyre po iu shkon përshtati të ruajnë korrupcionin, për përfitime përsonale.Këto parti gadi pa vequar ndonjëren prej tyre , janë plotësisht të humbura dhe gjithë retorika e tyre reduktohet në atë se kush është shqiptar më i madh.Është kjo qesharake së si luajnë më ndjenjat kombëtare.Ata janë aty për të krijuar mirëqenje dhe zhvillim.Ata janë ngjitur lartë në pushtet për ti realizuar interesat e qytetarëve, e jo interesat grupore apo përsonale.Dihet së lufta kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar është kusht për inkuadrimin e Kosovës në strukturat relevante të BE+së.Ata janë aty për të na bërë të gjithëve krenar.Pa u ndërtuar logjika e mirëfilltë të njerëzit e politikës dhe të tjerët se shteti është para së gjithash , do të mbesim shtet i pa perspektivë.Edhe mediat duhet ti përmbahen profesionalizmit dhe politikës së saktë editoriale, e që nuk e kemi në të shumtën e rasteve.Tash e disa vite nuk kemi media të shkruara, por online, por për fat të keq ato që kanë dikë pas tyre po mbijetojnë.Shumë media po notojnë me peshq të mëdhenj në të njëjtin det.Pra , korrupcioni është i pranishem edhe në media?Të gjithë e dimë se partitë politike në Kosovë kan portalin e vet, tash kur nuk kemi më në treg gazeta të shkruara, e që është rast i pashembulltë.Sigurisht së logjika e politikanëve është ti përdorin mediat dhe gazetarët për qëllimet e tyre, dhe pasi ti përdorin mirë, i hudhin si të pa vlefshem.Kjo është sëmundje e madhe për gazetarinë.Te shkruarit sipas një recete , se pari shkatërron të ardhmen e tyre , dhe i shkakton dëme të mëdha vendit në të gjitha proceset, duke krijuar iluzion se duhet ti përkasin dikujt për të shkruar.Nuk dua të thëm se nuk kemi gazetari të pavarur në Kosovë.Por,sot në këtë kohë krize , dhe kur paratë janë mbi të gjitha , e vërteta është e lehtë për tu blerë…