Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar udhëheqësin e partisë Tisza, Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Ai përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se Kosova e mirëpret mbështetjen e qytetarëve hungarezë për vlerat e Bashkimit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Urime Péter Magyar për fitoren e tij zgjedhore në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mezi presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e 12 prillit, kryeministri aktual i Hungarisë, Viktor Orbán, humbi pushtetin pas 16-vitesh qeverisje.

Orban e pranoi humbjen dhe e uroi kundërshtarin e tij, ndërsa e cilësoi rezultatin “të qartë”, por “të dhimbshëm” për partinë e tij. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume