Më datë 29.04.2026, në orën 11:20, në SPB Shkup, një 73-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:15, në Sheshin “Maqedonia”, është mashtruar nga dy persona, duke u dëmtuar për shumën prej 4.000 denarësh.

​Sipas denoncimit, dy personat i janë afruar viktimës duke kërkuar para me pretekstin se bashkëshortja e njërit prej tyre është duke u trajtuar në spital dhe se urgjentisht u duhen mjete financiare. Si garancion (peng), ata i kanë lënë një send për të cilin kanë pretenduar se është diamant. Më vonë, viktima e ka kuptuar se është bërë viktimë e një mashtrimi.

​Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume