Këto pamje dramatike vijnë nga një pallat i cili mori flakë pasditën e kësaj të marte pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Menjëherë pas konstatimit të flakëve banorët janë larguar të panikosur, mes tyre një nënë që mban foshnjen e saj në krah.

Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po evakuohen të gjithë banorët e kompleksit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që përfshiu një pallat të tërë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume