Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku të paktën dy punëtorë ndërtimi janë zënë poshtë nga materiali ndërtimor gjatë gërmimit dhe përgatitjes së terrenit për ndërtimin e një ndërtese të re.

​Sipas informacioneve jozyrtare të Netpress, njëri nga punëtorët është nxjerrë, ndërsa të tjerët janë të bllokuar thellë nën rrënoja, andaj aksioni i shpëtimit është ende në vijim.

​Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas kafenesë “Face”, në afërsi të parkut “Maqedonia”. Në vendngjarje aktualisht ndodhen automjetet e ndihmës së shpejtë, policia dhe ekipet e zjarrfikësve

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume