Është shtyre seanca që do zhvillohej ditën e sotme në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj në GJKKO. Sipas burimeve, Drejtoria e Burgjeve është urdhëruar që të informojë Gjykatën lidhur me shkaqet e mos njoftimit të të pandehurit Erion Veliaj për seancën e sotme.

Seanca e radhës është shtyrë në datë 27 prill, ora 12:00.

Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume