Unionet e studentëve të Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Evropës Juglindore kanë njoftuar përfaqësitë diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhur me një protestë paqësore që do të mbahet më 6 prill në Shkup.

Sipas komunikatës, protesta do të nisë në ora 12:30 nga Ura e Gurit dhe synon të adresojë, siç thuhet, mohimin në praktikë të së drejtës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Organizatorët kanë ftuar përfaqësitë diplomatike që të monitorojnë nga afër zhvillimet lidhur me këtë çështje.

Në njoftim theksohet se qëllimi i protestës është mbrojtja e të drejtave të studentëve dhe zbatimi i barabartë i ligjit në praktikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume