Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një ngjarje e rëndë e resgjistruar në Meksikë disa ditë më parë, nga e cila mbeti e vdekur një ish-miss meksikan Carolina Flores Gómez, në moshën 27 vjeçare.
Sipas një videoje të shpërndarë gjerësisht në rrjet modelja është qëlluar për vdekje nga vetë vjehrra e saj, brenda apartamentit të saj në sy të bashkëshortit dhe fëmijës vetëm 8 muajsh.
Vjehrra e modeles është larguar nga shtëpia menjëherë pasi ka kryer krimin, teksa policia është ende në kërkim të saj. Mediat lokale kanë raportuar se arsyeja kryesore përse ajo e mori vendimin për të kryer krimin e rëndë ishte sepse nusja e kishte mërzitur pasi i kishte marrë “dashurinë e saj”, pra të birin, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase.
Vetë parteneri i modeles, i identifikuar si Alejandro, akuzoi nënën e tij për vrasjen e Flores Gómez.
Miq, familjarë dhe qindra mbështetës u mblodhën ditën e sotme në një marshim paqësor për të kërkuar drejtësi për vrasjen e modeles.
Flores Gómez më parë ka garuar në konkurse bukurie dhe u kurorëzua Miss Teen Universe Baja California në vitin 2017.
"A sua família sou seu […] você é meu" – afirma a mulher ao seu filho, após executar a nora.
O caso da ex-miss Carolina Flores Gómez, de 27 anos, ganhou destaque internacional após a divulgação de gravações de segurança que flagraram os minutos que antecederam sua morte. O… pic.twitter.com/yqOLdYU5o2
— Paulo de Tarso (@paulodetarsog) April 24, 2026