Rasti lidhet me ndërmjetësim të paligjshëm gjatë ndarjes së mjeteve financiare nga programi evropian IPARD.
Sipas vendimit të gjykatës, në dënimin e saj do të përfshihet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, i cili kishte nisur më 5 nëntor 2025. Përveç dënimit me burg, është vendosur edhe konfiskimi i 8.000 eurove, të sekuestruara nga organet hetimore gjatë kontrolleve.
Ky rast korrupsioni nuk përfundon vetëm me Kostadinovën, pasi hetimi përfshin edhe profile të tjera të larta dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe një ish-ministër në Qeveri. Rasti hedh dritë mbi keqpërdorimet e fondeve evropiane për bujqësinë në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e drejtësisë për ndëshkimin e këtyre rasteve.