Shëndeti seksual është një nevojë themelore dhe e patjetërsueshme për çdo individ. Kjo rëndësi bëhet edhe më e madhe kur bëhet fjalë për fëmijë dhe të mitur, të cilët kërkojnë mbrojtje të veçantë. Cenimi i shëndetit dhe integritetit seksual të tyre nuk është vetëm shkelje e rëndë morale, por edhe vepër penale që dënohet me vite të gjata burgimi.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse rritja e numrit të rasteve të raportuara lidhet me ndërgjegjësimin më të madh të shoqërisë apo me shtimin real të këtyre veprave. Ajo që është e sigurt, është se shifrat zyrtare tregojnë një trend në rritje nga viti në vit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e të miturve, raporton Kk.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, që i ka siguruar Klan Kosova, në periudhën janar-mars 2026, janë raportuar 6 raste të veprës penale “Ngacmim Seksual” me të mitur nën 16-18 vjeç.

Në tre muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 7 raste të “Dhunimit” me të mitur, 5 raste të “Sulmit Seksual” me të mitur dhe 1 rast i veprës “Degradim i Integritetit Seksual” ndaj të miturve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume