Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së heroit të kombit Luan Haradinaj, duke bërë homazhe në Deçan dhe në Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan.

Në këtë përvjetor, Ahmeti, së bashku me bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë, nderoi jetën dhe veprën e Luan Haradinajt, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se Luan Haradinaj, përkrah vëllezërve të tij dhe mijëra luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe sakrificës për atdheun.

Po ashtu, gjatë homazheve u nderua edhe figura e heroit Smajl Haradinaj, i cili sipas Ahmetit ishte ndër veprimtarët e hershëm të lirisë dhe një udhërrëfyes për ushtarët e UÇK-së.

“Nderimi për dëshmorët është dhe do të mbetet detyrim i përhershëm moral dhe kombëtar. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume