Njeriu që u bë milioner duke e varfëruar Çairin, sot mundohet të shitet si ndryshim, por qytetarët e dinë të vërtetën: Struktura e tij politike funksionon me të njëjtën logjikë si klanet mafioze, besnikëri familjare, interesa personale dhe kontroll përmes njerëzve klanit.

Për më shumë se 20 vite, ai dhe klani i tij uzurpuan përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup dhe ia shkatërruan të ardhmen një gjenerate të tërë të të rinjve të Shkupit. Ndërkohë, po rritet vetëm pasuria dhe ndikimi i tij personal.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për riciklim të së njëjtës mendësi që instaloi vazalitetin dhe keqpërdorimin si model i politikbërjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume