Situata e borxhit publik të Bashkimit Evropian mund të “shpërthejë”, duke shkaktuar dëme në ekonominë e Unionit, nëse nuk merren masa për të adresuar presionet fiskale, u tha sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ministrave të financave të BE-së, raporton Politico .

“Nëse lihet i pakontrolluar, borxhi publik do të gjendet në një rrugë të paqëndrueshme. Me politika të pandryshuara, borxhi i një vendi mesatar evropian do të arrinte në 130 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2040, pothuajse dyfishi i asaj që është sot”, thuhej në dokumentin e paraqitur ministrave të financave gjatë një takimi informal në Nikosia të Qipros.

Fondi paralajmëroi gjithashtu se qeveritë e BE-së do të përballen me presion në rritje mbi shpenzimet e mbrojtjes, energjisë dhe pensioneve gjatë 15 viteve të ardhshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume