Ylli i futbollit Karim Benzema është parë në Mekë duke kryer ritualin e tavafit gjatë Haxhit, në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Në pamjet e publikuara, ish-sulmuesi i Real Madridit shihet mes miliona besimtarëve të tjerë duke kryer një nga ritualet më të rëndësishme të Haxhit.

Fillimisht, videoja u postua nga vetë Benzema në rrjetet e tij sociale, përpara se të shpërndahej gjerësisht nga përdorues të tjerë dhe media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Karim Benzema aktualisht luan për klubin saudit Al-Ittihad Club dhe është ndër figurat më të njohura të futbollit botëror që kanë kaluar në ligën e Arabisë Saudite.

Videoja e tij në Mekë është bërë virale në pak orë, duke nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Shumë përdorues e kanë komentuar këtë moment si shumë domethënës, ku një yll i sportit botëror shihet në një nga vendet më të shenjta të Islamit, në një moment reflektimi personal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume