Ministri Fatmir Limani ka pritur sot në Kërçovë kryeministrin Hristijan Mickoski, në një vizitë ku u inspektuan punimet në sallën sportive “Jançica”.

Ajo që ra në sy gjatë takimit ishte mungesa e përfaqësuesve të koalicionit VLEN në aktivitetin e sotëm në Kërçovë, duke nxitur diskutime mbi raportet politike dhe koordinimin institucional në nivel lokal.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me ecurinë e punimeve në sallën “Jançica”, një projekt me rëndësi për infrastrukturën sportive të qytetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume