Studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit Filkov dhe kryeministrit Mickoski (VIDEO)
Në protestën që po mbahet në Shkup lidhur me kërkesën për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, studentët kanë zgjeruar kërkesat e tyre duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit të vendit, raporton TS.
Protestuesit kanë kërkuar largimin e Ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, si dhe të Kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar pakënaqësi me mënyrën se si po trajtohen çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Sipas protestuesve, kërkesat e tyre lidhen me respektimin e plotë të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.
Protesta po vazhdon në mënyrë të organizuar në qendër të Shkupit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./TS