Në Tetova u mbajtën aktivitetet “Dita e hapur me shkollat e mesme” dhe shënimi i Ditës së zjarrfikësve, të organizuara nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Tetovë.

Aktivitetet u zhvilluan në sheshin e qytetit, ku nxënësit e shkollave të mesme prezantuan programet dhe aktivitetet e tyre, ndërsa zjarrfikësit demonstruan pajisjet dhe punën e tyre para qytetarëve.

Ngjarja kishte karakter informues dhe edukativ, me pjesëmarrje të të rinjve, qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume