Adnan Azizi

Luftë bëmë në vitin 2001, Marrëveshjen e Ohrit e fituam, pastaj ju dhamë 22 vite pushtet qendror, pushtet lokal, gjysmën e qeverisë, ministra sa të duash, gjykatës e prokurorë me telefonata, madje edhe kryeministër teknik. Me pak fjalë, ju dhamë gjithçka: gjak, mund, djersë dhe rini.
Pas gjithë atyre viteve, emrat e rrugëve mbetën aty ku ishin, Tetova u mbush me deponi të egra, qen endacakë dhe probleme me ujin e pijshëm rrëzë Malit Sharr, ndërsa Pollogu u zbraz nga rinia që mori rrugën e mërgimit.
E ti, Bajram, as rrugën e Sellcës nuk e bëre. Shtyllat e shkollës u kalbën duke pritur investimet tuaja. Banorët pritën 22 vite dhe në fund u desh të vinte Bilall Kasami që të fillojnë të bëhen rrugët, shkollat dhe projektet që ju i kishit lënë vetëm në premtime.
Prandaj, para se të mbash ligjërata për referendume e kauza të mëdha, ndoshta bëj një referendum me banorët e Sellcës dhe të Tetovës: a e mbajnë mend ndonjë projekt tuajin?
Përgjigjen e parë e morët në kutitë e votimit. Dy herë radhazi humbët me rreth 5 mijë vota diferencë. Por përgjigjja më e fuqishme ende nuk ka ardhur. Ajo do të vijë në zgjedhjet e ardhshme, sepse në vend që të reflektoni, të reformoheni dhe të kërkoni falje për dështimet e 22 viteve, vazhdoni të merreni me shpifje, propagandë dhe arsyetime.
Qytetarët nuk harrojnë. Ata i shohin rrugët e pabëra, projektet e munguara dhe premtimet e harruara. Dhe kur vjen dita e votimit, japin përgjigjen e tyre më qartë se çdo referendum.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume