Arsenali raportohet se ka bërë një kërkesë zyrtare për të mësuar kushtet e transferimit të talentit turk Kenan Yıldızit, i cili aktivizohet te Juventusi.

Pas fitimit të titullit të Premierligës sezonin e kaluar, trajneri Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Andrea Berta po kërkojnë ta forcojnë edhe më shumë skuadrën përpara një sezoni ku Arsenal do të garojë në Premierligë, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

Megjithëse sezoni ishte i suksesshëm, disa lojtarë mund të largohen nga “Emirates”.

Raportimet sugjerojnë se Leandro Trossardi mund të shitet mes interesimit nga Aston Villa dhe Newcastle Unitedi.

Po ashtu, Arsenali thuhet se është i gatshëm të dëgjojë oferta edhe për Ben White, Gabriel Jesusin dhe Gabriel Martinellin.

Në rast se Martinelli largohet, Yıldızi shihet si një nga kandidatët idealë për ta zëvendësuar në krahun e majtë të sulmit.

21-vjeçari, i lindur në Gjermani, konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj të futbollit turk dhe është pjesë e kombëtares së Turqisë për Kupën e Botës, ku pritet të luajë krah për krah me yllin e Real Madridit, Arda Gülerin.

Yıldızi ka regjistruar 27 gola dhe 21 asistime në 131 paraqitje me Juventusin dhe ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2030.

Megjithatë, sipas “The Athletic”, Juventusi i ka bërë të qartë Arsenalit se lojtari nuk është në shitje, duke e bërë shumë të vështirë realizimin e transferimit.

Pavarësisht refuzimit nga Juventusi, Arsenali vazhdon të monitorojë talente të rinj për të ardhmen, përfshirë Jeremy Mongan të Leicester Cityt dhe mbrojtësin e ri të Paris Saint-Germain, Emmanuel Mbemban.

Gjithashtu, londinezët mund të dëgjojnë oferta për Christian Nørgaardin dhe Fábio Vieiran, ndërsa e ardhmja e Ethan Nwanerit mbetet ende e paqartë pas huazimit të tij tek Olympique de Marseille.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume